E konfirmon edhe Fury, meçi me Joshuan zhvillohet me 14 gusht!

0
327

Tyson Fury ka konfirmuar se meçi i tij në kategorinë e rëndë me Anthony Joshuan do të zhvillohet më 14 gusht në Arabinë Saudite.

Lufta mes by boksierëve britanikë po vlerësohet si më e madhja në dekadat e fundit të boksit dhe fituesi i saj do të shpallet kampion i padiskutueshëm i botës në kategorinë e rëndë.

Joshua i mban titujt në WBA, WBO dhe IBF, ndërsa Fury është kampion në WBC.

Në këtë luftë për herë të parë në historinë e boksit në lojë do të jenë të gjithë katër titujt e kategorisë së rëndë.

Kampioni i fundit i padiskutueshëm i botës në kategorinë e rëndë ishte Lennox Lewis i Britanisë së Madhe, nga viti 1999 deri më 2000.

Duke e njoftuar datën për luftës në një video në Twitter, Fury tha: “Të gjithë sytë e botës do të jenë në Mbretërinë e Arabisë Saudite dhe mezi pres ta bëj copa-copa Anthony Joshuan në skenën më të madhe të të gjitha kohëve”.

“Kjo do të jetë ngjarja më e madhe sportive që e ka hijeshuar planetin Tokë. Mos e humbisni”, shtoi ai. 

Leave a Reply