E konfirmon agjenti: Isco dëshiron të luajë në tjetër ligë

0
362

Agjenti i yllit të Real Madridit, Isco, ka konfirmuar se lojtari dëshiron largimin në afatin e janarit.

Ka spekulime që spanjolli mund të largohet, meqenëse nuk është i lumtur me minutazhën momentale që i ka dhënë Zinedine Zidane, përcjellë lajmi.net.

Këtë e ka konfirmuar edhe agjenti, që tha se lojtari dëshiron të provojë një sfidë të re, por edhe qëndrimi të Reali s’është problem.

“Isco do donte të provonte një ligë tjetër. Por, nuk kemi ndonjë ofertë zyrtare. Qëndrimi të Real Madridi nuk do ishte problem”, tha ai.

Isco është në listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen e radhës ndaj Interit, kurse mbetet të shihet nëse do jetë titullarë apo në stol.

Leave a Reply