E bujshme: Dy skuadrat angleze dorëzojnë ofertat zyrtare për Vedat Muriqin

0
70

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi, vazhdon të mbetet cak i shumë skuadrave të mëdha europiane, transmeton Gazeta Metro.

Vedat Muriqi është duke kaluar një formë të lartë që në sezonin e tij të parë te skuadra e Fenerbahces dhe kjo ka bërë që ai të jetë cak i shumë skuadrave.

Nga 17 paraqitje të tij në Superligën e Turqisë dhe Kupë, sulmuesi prizrenas ka shënuar 11 gola dhe ka dhuruar 4 asistime për bashkëlojtaret e tij.

E sipas gazetarit sportiv nga Turqia, Ferudun Nigdelioglu, Tottenham Hotspur dhe Burnley tashmë kanë dorëzuar dy ofertat e tyre te Fenerbahce për sulmuesin e Kosovës.

Ferudun Nigdelioglu@FrdNigdelioglu

❗️

İngiliz takımlarından Burnley ve Tottenham resmî Vedat Muric teklifi geçmiş kulübe..

Şampiyonluk mu?
Vedat için teklif edilen rakamlar mı?

Zorlu karar2,6828:43 PM – Dec 29, 2019Twitter Ads info and privacy516 people are talking about this

Ende nuk janë zbuluar detajet e tjera të marrëveshjes, por besohet që Fenerbahce nuk do të pranojë asnjë ofertë nën 40 milionë euro.

Leave a Reply