E ardhmja e Bares dhe Sadikut, drejtori i Malagas sqaron gjithçka

0
58

Drejtori teknik i Malaga, Manolo Gaspar, ka folur për të ardhmen e dy futbollistëve shqiptarë, Keidi Bare dhe Armando Sadiku.

 Në fjalën e tij, spanjolli 38-vjeçar u shpreh: “E dimë për interesimin e Espanyol për Keidi Baren, normalisht që do të vendosim në të mirë të klubit.

Kur të vijë oferta e duhur, do të vendosim. Për Sadikun, situata është shumë më e komplikuar. Ai do të rikthehet te Levante, ka dhe 1 vit kontratë me ata. Duhen bindur dy klube, me aq sa di unë ai do të shitet.

Levante ka marrë oferta në dijeninë time, gjithsesi do të studiojmë me kujdes situatën e tij. Normalisht që dhe ne duam ta mbajmë këtu”, përfundoi Gaspar.

Leave a Reply