Dybala arrin marrëveshje me Juven

0
394

Sulmuesi argjentinas pritet ta vazhdojë kontratën me klubin torinez deri në vitin 2026

Paulo Dybala ka arritur marrëveshje me Juventusin për vazhdimin e kontratës.

Si rezultat, sulmuesi argjentinas do të jetë pjesë e ekipit torinez deri në vitin 2026.

Për këtë siguron mediumi italian “Tuttosport”, përcjell “Gazeta Express”.

Për ish-futbollistin e Palermos ka pasur shumë spekulime në muajt e fundit.

Sidoqoftë, duket se ai do t’i mbetet besnik ekipit aktual me një marrëveshje pesëvjeçare.

Dybala është sot njëri prej lojtarëve kryesorë të gjigantit italian.

Vitin e kaluar flitej për një transferim të tij të mundshëm në Tottenham dhe në Paris Saint-Germain.

Leave a Reply