Dy ndeshje të mëdha të mërkurën në Superligë

0
333

Xhiroja e dytë e ligës elitare do t’i sjellë dy përballje të mëdha në mesjavë: Ballkani – Feronikeli dhe Llapi – Gjilani

Mesjava do t’i sjellë dy ndeshje të mëdha në futbollin kosovar, shkruan Gazeta Express.

Në fakt, xhiroja e dytë e Superligës do të luhet në mesjavë.

Sot hapet kjo xhiro me ndeshjen Drenica – Besa.

Ndërsa nesër na presin dy super-përballje.

Loja kryesore e xhiros së dytë do të jetë ajo në mes të Ballkanit dhe Feronikelit, e cila do të luhet në Suharekë.

Të dyja ekipet i fituan bindshëm duelet përkatëse në xhiron e parë dhe kjo pritet të jetë një ndeshje mjaft interesante.

Ndërkaq, lojë e fortë pritet të jetë edhe ajo në mes të Llapit dhe Gjilanit, që do të luhet po ashtu të mërkurën.

Befasia e xhiros së parë, Arbëria, do ta presë Prishtinën.

Ndërkaq, Drita do të pushojë edhe në këtë xhiro për shkak të angazhimeve që i ka në Europa League.

E fundjavën që vjen do të luhet xhiroja e tretë e Superligës. 

Leave a Reply