Dy ekipet e Suharekës ‘pushtojnë’ ligat e futbollit dhe basketbollit

0
26

Ekipi i futbollit suharekas ‘Ballkani’ dhe ekipi i basketbollit ‘Golden Eagle Ylli’, kanë ‘pushtuar tabelat në vendin e parë në dy ligat kryesore në Kosovë. ‘Ballkani’ në Superlig në futboll, ndërsa ‘Golden Eagle Ylli’ në Superligën e basketbollit, shkruan Gazeta Metro transmeton 04 Online.

‘Ballkani’ është duke kaluar formë të jashtëzakonshme, derisa është pozicionuar me 20 pikë në tabelën e Superligës.

Ekipi është duke u drejtuar nga Ismet Munishi i cili ka krijuar një ekip stabil si në mbrojtje ashtu edhe në sulm.

Me 15 gola të shënuar dhe 7 të pësuar, ekipi suharekas në 9 ndeshjet e fundit në Superligë, ka humbur një ndeshje dhe ka barazuar dy prej tyre.

Ndërsa ‘Golden Eagle Ylli’ ka nisur në mënyrë fantastike sezonin e ri në Superligën e basketbollit vendor, pasi në tri ndeshjet e para ekipi nga Suhareka ka arritur që të dalë fitues.

‘Ylli’ mban pozitën e parë në tabelën kryesuese me 6 pikë, ndjekur nga Prishtina me 5 pikë.

Skuadra e drejtuar nga Arben Krasniqi, ka arritur që të transferojë basketbollist kualitativ që edhe ka ndikuar në rezultate pozitive për ekipin.

Leave a Reply