Mourinho kërkon sulmues, dërgon ofertë për yllin nga Serie A

0
391

Starti në kampionat ishte zhgënjyes për Tottenhamin, që përveç humbjes 0-1 ndaj Everton, u shfaq shumë i parrezikshëm dhe nuk kërcënoi thuajse asnjëherë seriozisht kuadratin e mbrojtur nga anglezi Jordan Pickford.

Harry Kane u pa i vetëm në repartin e avancuar dhe pa ndihmën e duhur për t’u bërë i rrezikshëm, ndërsa mediat angleze konfirmojnë se pas ndeshjes Jose Mourinho ka telefonuar drejtuesit për t’u kërkuar me ngulm edhe një tjetër sulmues.

Emri i preferuar nga trajneri portugez është sulmuesi italian i Torinos, Andrea Belotti, megjithatë negociatat me presidentin e klubit “granata” Urbano Cairo, nuk janë aspak të lehta.

Klubi londinez pritet që të paraqitet me një ofertë zyrtare për transferimin e sulmuesit 26-vjeçar në huazim për 5 milionë euro, me të drejtë blerjeje për 40 milionë euro verën e ardhshme.

Andrea Belotti luan prej 5 sezonesh te Torino dhe numëron 92 gola në 192 ndeshje, ndërsa aktualisht mban edhe shiritin e kapitenit, por synon largimin nga klubi ‘granata” pasi dëshiron të luajë në aktivitete të rëndësishme evropiane.

Nga ana tjetër Mourinho po mendon ndryshime në formacionin e Tottenhamit, për të luajtur me skemën 4-3-1-2, me fantazistin anglez Delle Ali pas dyshes sulmuese Harry Kane – Andrea Belotti, për të bërë skuadrën më të rrezikshme në sulm.

Leave a Reply