Drenica dhe Trepça`89 i marrin nga një pikë Ballkanit dhe Gjilanit

0
451

Ballkani dhe Gjilani nuk kanë arritur të rikthehen në kampionat ashtu siç e kishin parashikuar. Pauza prej gati tre muajsh duket se ka lënë gjurmë te këto dy skuadra të cilat luftojnë për titullin e kampionit.

Edhe pse llogariteshin favoritë në duelet e sotme si vendase kundër Drenicës dhe Trepçës’89, në fund janë detyruar të pajtohen me nga një pikë në këto përballje. Madje, Drenica ishte shumë afër qëllimit edhe për të marrë tri pikë të plota në Suharekë, por goli i shënuar nga Argjend Bardhi nuk e mori ‘bekimin’ e gjyqtarit Alban Shala, i cili e shfuqizoi atë për shkak të lojës së rrezikshme. Ndërkohë, Trepça’89 nuk u dorëzua në Gjilan, duke arkëtuar një pikë shumë të rëndësishme në garën për mbijetesë në elitë. Të parët në epërsi kaluan gjilanasit me golin e Fiton Hajdarit në minutën e 40-të nga penalltia. Mirëpo, baraspeshën në rezultat e riktheu sulmuesi i spikatur i Trepçës’89, Arb Manaj, me golin e shënuar në minutën e 55-të. Ndeshja e fundit e kësaj jave është ajo ndërmjet Prishtinës dhe Ferizajt, që ka nisur në orën 18:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet.

Leave a Reply