Dramë në Prizren, Bashkimi fiton ndaj Rahovecit

0
44
Foto: Arkiva

Në një ndeshje shumë interesante, Bashkimi ka mundur Rahovecin me rezultat 85:81 (19:21, 20:21, 33:18, 13:21) në derbin e javës së 14-të të Superligës së Kosovës në basketboll.

Fillimi i ndeshjes ishte shumë interesant, ku mysafirët e fituan çerekun e parë 19:21, derisa lojë e barabartë u zhvillua edhe në periudhën e dytë që përfundoi 20:21. Por, në periodën e tretë vendasit ishin shumë më të mirë, duke e fituar 33:18, ku rezultati në semafor pas 30 minutash tregonte shifrat 72:60.

Megjithatë, Vreshtarët nuk u dorëzuan dhe hynë në një seri prej 12:0, duke barazuar shifrat në 72:72. Sidoqoftë, prizrenasit në katër minutat e fundit të ndeshjes u treguan më të vëmendshëm, duke fituar në fund me rezultat 85:81.

Te Bashkimi u dalluan Corey Ross me 26 pikë e 10 kërcime dhe Ujkan Karanezi me 19 pikë e 12 kërcime, kurse më të dalluarit te skuadra mysafire ishte Joshuan McFolley me 17 pikë, 5 kërcime e 6 asistime, Jure Gunjina me 16 pikë e 14 kërcime dhe Christian Bradford me 16 pikë.

Leave a Reply