Dorëzohet Guardiola, Liverpooli i ‘paarritshëm’

0
48

Manchester City ka pësuar të premten mbrëma humbjen e pestë këtë sezon në Premierligë, duke mbetur 14 pikë prapa Liverpoolit.

Kampioni i Anglisë u mposhtë befasisht nga Wolverhampton Wanderers me rezultat 3-2.

City ishte duke fituar 1-2 deri në minutën e 82-të, kur vendasit befasuan mysafirët duke shënuar dy gola të shpejtë 82’ dhe 89’ për të përmbysur gjithçka.

Kjo humbje e lë Cityn 14 prapa liderit, Liverpoolit, diferencë që mund të shkojë në 17 pikë pasi ‘Redsat’ kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.

Për shkak të diferencës së pikëve, Pep Guardiola ka deklaruar se synimi i Manchester City është të zë Leicester Cityn dhe të rikuperojë pozitën e dytë, sepse Liverpooli tani për tani është i paarritshëm.

“Distanca është shumë e madhe, po. Kanë një avantazh të madh. Të mendojmë tani për Liverpoolin është joreale. Ne mendojmë për Leicesterin. Kemi shanse që të rifitojmë vendin e dytë. I di cilësitë e skuadrës sime, kjo është situata”, deklaroi Guardiola.

Leave a Reply