Distria Krasniqi fiton medaljen e artë në Doha Masters 2021

0
398

Distria Krasniqi ka triumfuar në finale duke fituar medaljen e artë në kuadër të Doha World Judo Masters 2021.

Krasniqi ka mposhtur xhudisten, Funa Tonakin, duke siguruar medaljen e artë në finale dhe njëkohësisht duke siguruar pjesëmarrje në Lojërat Olimpike Tokyo 2021, transmeton lajmi.net.

Distria ka triumfuar në kategorinë 48 kilogram, në Doha World Judo Masters 2021. Ajo mposhti ish-kampionen botërore dhe njëherësh një nga pretendentet kryesore për medaljen e artë në Tokyo 2021.

Leave a Reply