Disfata e rëndë me Tottenhamin, Manchester United kërkon Pochettinon

0
373

Humbja e thellë 6-1 e Manchester United përballë Tottenhamit i ka lëkundur ndjeshëm pozitat e Ole Gunnar Solskjaer.

Drejtuesit e “Djajve të Kuq”, sikurse njofton “DailyMail”, kanë kontaktuar argjentinasin Mauricio Pochettino për të parë mundësinë e zëvendësimit të norvegjezit. Ish-trajneri i Tottenhamit është i lirë që kur u largua nga “Spurs”-at 11 muaj më parë dhe po pret sfidën e tij të ardhshme në krye të një skuadre.

Kupola e drejtuese e United e ka pyetur Pochettinon nëse është i interesuar për të marrë detyrën, që aktualisht e mban Solskjaer. Mediet angleze thonë se “shefat” e “Djajve të Kuq” kërkojnë rezultate më të mira, por Ed Woodward heziton ta shkarkojë norvegjezin, prandaj, kontakti me Pochettinon është momentalisht vetëm një sondazh, pra nëse do të ishte i interesuar për postin, nëse merret vendimi për ta larguar trajnerin aktual të United.  

Pochettino qëndroi 5 vite në stolin e Tottenhamit, duke arritur deri në finale të Championsit. Megjithatë, vetëm pesë muaj pas humbjes 2-0 me Liverpoolin, 48-vjeçari u shkarkua pas një sërë paraqitjesh të dobëta dhe u zëvendësua nga Jose Mourinho.

Leave a Reply