Dëmtim i frikshëm, Etrit Berisha rrezikon të humbasë sezonin

0
393

Fat i keq për gardianin e Kombëtares, Etrit Berisha.

Mediat italiane raportojnë se portieri shqiptar, ka pësuar një frakturë në dorën e djathtë, më saktësisht e thënë në gjuhën mjekësore dëmtim në metakarpalin e pestë.

Sipas klubit italian, Berisha është lënduar gjatë një përplasje aksidentale në seancën stërvitore të së premtes.

Të hënën do të vendoset nëse Berisha duhet t’i nënshtrohet një operimi dhe se sa kohë do të mungojë. Ka gjasë që edicioni për portierin shqiptar ka përfunduar.

Leave a Reply