Davide Zappacosta nuk preferon të rikthehet te Chelsea

0
411

Mbrojtësi i Romës, Davide Zappacosta, shpreson të vazhdojë të qëndrojë në kryeqytetin italian. Italiani është në huazim nga Chelsea, por dëshira e tij është të luajë për romakët dhe tashmë që është kthyer nga dëmtimi, duket më i motivuar se kurrë.

”Shpresoj shumë që të qëndroj te Roma për shumë arsye. E para dhe më e rëndësishmja është që ti tregoj klubit dhe fansave se çfarë unë mund të bëj për këtë fanellë”, deklaron Davide, i cili ka luajtur vetëm 12 minuta për Romën në gushtin e kaluar. Më pas, ai u dëmtua në gju, operacioni i të cilit e la jashtë fushave për një kohë të gjatë.

“Jam stërvitur fort dhe kam bërë shumë sakrifica që të jem gati kur sezoni të rifillojë. Mund të them se jam diku te 90% të formës time dhe besoj se do të jem plotësisht gati kur sezoni të startojë sërish”, deklaron 28-vjeç Ri për “Sky Sport Italia”.

Leave a Reply