“Dardanët” nisen drejt Sllovenisë, Celina mungon shkaku i lëndimit

0
376

Kombëtarja e Kosovës është nisur drejt Sllovenisë, për ndeshjen e së dielës në kuadër të Ligës së Kombeve.

‘Dardanët’ kanë udhëtuar nga aeroporti i Tiranës, dhe me ekipin nuk do të jetë trajneri Bernard Challandes, i cili ka rezultuar pozitiv në testimet e fundit.

Me ekipin nuk do të jetë as mesfushori Bersant Celina, shkaku i një lëndimi.

Celina është kthyer në Prishtinë, dhe do të përgatitet për ndeshjen me Moldavinë, që luhet në ‘Fadil Vokrri’ më 18 nëntor.

Përndryshe, Kosova sot do të zhvillojë stërvitjen e fundit para ndeshjes me Slloveninë, e cila luhet të dielën me fillim nga ora 20:45, transmeton lajmi.

Përballjen e parë mes tyre në Prishtinë e pati fituar Sllovenia me rezultat 2:1.

Leave a Reply