Dardanët me këngë të re në mbështetje të kombëtares (VIDEO)

0
45

Dardanët me këngë të re në mbështetje të kombëtares.Tifozët e Kosovës kanë përgatitur një këngë të re për Kosovën, para ndeshjeve të radhës në kualifikimet e Euro2020.

Tifogrupi Dardanët kanë përgatitur këngën ‘Gol, duam gol’, në bashkëpunim me një grup artistësh.

Kënga e Dardanëve është publikuar sot në ora 19:00. Në këtë këngë përmendet edhe emri i Fadil Vokrrit, legjendës së futbollit kosovar.

Kujtojmë se Kosova ndeshjet e radhës do t’i luajë kundër Çekisë, më 7 shtator në ‘Fadil Vokrri’ dhe Anglisë më 10 shtator në stadiumin e Southampton.

Leave a Reply