Danny Welbeck me skuadër të re po në Angli

0
316

Danny Welbeck rikthehet në Premier League. Vetëm pak muaj pas rënies një kategori më poshtë me Watfordin, sulmuesi anglez e rigjen veten mes klubeve më të mira, pasi nënshkroi për një sezon me Brightonin.

29-vjeçari u largua pas negociatave të gjata me Watfordit, me të cilët ndërpreu konsensualisht kontratën dhe u bashkua me ekipin e ri si një lojtar me parametër zero.

Edhe gjatë verës sulmuesi tentoi të gjente një skuadër të re, por tashmë iu desh që të ulte pretendimet ekonomike që të firmoste me Brightonin për një sezon./SS/

Leave a Reply