Daku: I lumtur për rekordet, nga Ballkani largohem vetëm për një ofertë super!

0
433

Mirlind Daku është njeriu i momentit në Kosovë. Që Ballkani i Ismet Munishit po kryeson bindshëm kampionatin, meritat shkojnë edhe për ish-sulmuesin e Kukësit i cili ka realizuar 20 gola në 11 ndeshje të luajtura, pasi në 3 ndeshje ka munguar. Daku po shijon momentin pasi po vendos rekorde të njëpasnjëshme. Askush deri më sot nuk e kishte arritur një shifër të tillë golash në kaq pak ndeshje në futbollin kosovar. Në një intervistë Daku ka prekur edhe temën e merkatos, ai është në pronësi të klubit kroat Osijek dhe ofertat në drejtim të tij nuk kanë munguar, por në këto momente 22-vjeçari do ta linte Ballkanin vetëm për një super ofertë.

“Është një ndenjë e jashtëzakonshme, kur puna që di të bësh më së miri të shpërblehet. Jam tepër i kënaqur që kam arritur të shënoj 20 gola, gjë të cilën nuk e ka bërë askush më parë për kaq ndeshje. Nuk e kam mendjen te rekordet. Po i marr ndeshjet një nga një dhe të vazhdoj me gola. Kur të vjen rekordi normalisht që kam qejf të shënohet emri im përgjithmonë në arkivin e futbollit të Kosovës.

“Ka pasur oferta nga disa skuadra por unë dua t’i qëndroj besnik Ballkanit deri në fund të kampionatit. Nëse vjen ndonjë megaofertë, mund ta diskutojmë, por me këto oferta që m’i kanë treguar deri tani nuk dua të largohem.”/SS

Leave a Reply