Conte trajner i mirë, por te Reali do shkarkohej brenda vitit të parë

0
445

Në vitin e parë te Chelsea, Diego Costa ishte sulmuesi kryesor i Antonio Contes dhe shënoi shumë gola për të ndihmuar skuadrën të shpallet kampione e Anglisë, por verën pasuese tekniku italian e nxori jashtë planeve dhe e largoi nga ekipi për arsye që nuk u bënë asnjëherë publike.

Tashmë pjesë e Atleticos së Madridit, sulmuesi i kombëtares spanjolle tha fjalë të mira për ish teknikun, por nuk ngurroi t’i japë këshilla për mënyrën sesi punon, duke deklaruar se me këtë stil, te Reali i Madridit do të shkarkohej brenda sezonit të parë.

“Unë dhe Conte kemi pasur problem jashtë fushës së lojës, por duhet të pranoj se është një trajner shumë i mirë, që punon shumë. Nuk kam mëri, por për t’u bërë një trajner i madh, duhet të ndryshojë diçka nga metodologjia e punës, sidomos në aspektin njerëzor. Është shumë i rreptë dhe strikt, ndaj mund të them me bindje se në një klub si Reali i Madridit nuk do të arrinte ta mbyllte një sezon”, deklaroi sulmuesi me origjinë braziliane.

Leave a Reply