Conte te Tottenhami, Fabregas me reagim interesant

0
341

Emërimi i Antonio Contes trajner i Tottanhamit në vend të të shkarkuarit Nuno Espirito Santo, shihet si një lëvizje e goditur e drejtuesve të “Spurs”.

Mesfushori spanjoll, Cesc Fabregas, ka reaguar për kthimin e trajnerit italian në Premier League, këtë radhë në pankinën e londinezëve, të cilët i ka patur kundërshtarë në përvojat e tij në Ishull.

Mesfushori spanjoll ka punuar për dy sezone me italianin te Chelsea dhe gjithmonë e ka vlerësuar Conten, pavarësisht se përgjithësisht ishte në rolin e zëvendësuesit nën urdhrat e tij.

“E urrej ta them, por çfarë nënshkrimi për “Spurs”!, ka shkruar katalanasi në rrjetet sociale. Nuk duhet të harrojmë se, përveçse me Chelsea-n, Cesc është aktivizuar për tetë vjet në radhët e Arsenalit, rivalit të përjetshëm të Tottenhamit, ndaj si tifoz i “Topçinjve” nuk është i lumtur për emërimin e atij që e konsideron një trajner të madh në pankinën e “Spurs”-ave.

Leave a Reply