City mposht Evertonin në një super përballje

0
239

Richarlison shënon sërish, për të tretën ndeshje radhazi me Carlo Ancelottin trajner të Evertonit, por këtë herë goli i sulmuesit brazilian nuk e shpëtoi trajnerin italian nga disfata e parë në Premier League në këtë sezon.

Skuadra nga Merceyside nuk ia doli të kthehej me pikë nga transferta me Manchester City-in, pasi u mposht 2-1 në “Etihad”.

Pjesë e parë u mbyll pa gola, ndërsa me fillim e së dytës, Gabriel Jesus realizoi dy gola të njëpasnjëshëm në minutat 51’ dhe 58’. “The Toffees”arritën ta rihapnin ndeshjen në minutën e 71-të (Richarlison), por pa mundur të shmangnin humbjen, pasi nuk nuk arritën të realizonin një tjetër gol në minutat e mbetura.

Sfida mes Norwichit dhe Crystal Palace u mbyll 1-1, ndërsa West Hami shkatërroi 4-0 Bournemouthin.

Leave a Reply