Chelsea rinovon me Giroud

0
343

Chelsea ushtroi të drejtën për rinovimin automatik të kontratës së Giroud deri në vitin 2021.

Interi dhe Lazio, që shpresonin t’ia mbushnim mendjen kampionittë botës tashmë kanë mbetur “thatë”.

Olivier Giroud nuk do të mund t’i bashkohet Serisë A si lojtar i lirë.

Në janar sulmuesi francez kishte qenë shumë afër Interit, sikurse e pranoi vetë. Në ditët e fundit të merkatos dimërore edhe Lazio tentoi të siguronte shërbimet e tij.

Vendimi i Chelsea për të zgjatur edhe një vit kontratën duket se largon përfundimisht interesim e klubeve italiane. Kuptohet që merkatoja e kësaj vere nuk do t’u ngjajë atye të viteve të kaluara për shkak të krizës së Koromavirusit. Blutë e Londrës, në kushtet e një krize ekonomike, kanë preferuar të mbajnë veteranin 33-vjeçar, që synon të jetë protagonist për të patur sërish mundësi për të luajtur në Europian vitin e ardhshëm.

Leave a Reply