Chelsea do të takohet me Southampton për Brojën

0
286

Chelsea dhe Southamton do të takohen gjatë kësaj jave për të diskutuar rreth të ardhmes së sulmuesit shqiptar, Armado Broja.

Klubi i Southampton dëshiron që ta blejë përfundimisht kartonin e Brojas pas pariqitjeve fantastike të 20-vjeçarit.

Southampton në verë arriti marrëveshje me Chelsean ku nuk ekziston klauzola e blerjes, por ka pasur bisedime mes dy klubeve me ngase duan blerjen e Brojës, se paku kështu raporton “Standard”.

Raporti shton se edhe një numër i klubeve në Premierligë dhe nga e gjithë Evropa janë duke vëzhguar situatën.

Në rast që vendos ta shesë, Chelsea do kërkojë se paku 20 milionë funte, ndërsa  do të shtojnë klauzolën e ribljeres.

Broja vazhdon të ëndërrojë që të luajë titullar te Chelsea, por do ishte i hapur për transferimin e përgjithshëm te Southampton shkaku i minutazhit, sepse  nuk dëshiron të jetë zgjedhje e tretë pas Timo Werner dhe Romelu Lukakut.

Leave a Reply