Chelsea barazon, Tottenham humb nga Southamptoni

0
232

Chelsea i Londrës e nis me barazim vitin 2020, duke mos arritur të bëjë dy fitore radhazi pas atij suksesi shumë të rëndësishëm në derbi me Arsenalin. Skuadra e drejtuar nga Frank Lampard mori vetëm një pikë në fushën e Brightonit, falë rezultatit 1-1.

Goli i Azpilicuetas pa u mbushur 10 minuta lojë nuk mori vlerën e tri pikëve, pasi në të 84’, Jahanbakhsh realizoi një gol fantastik me roveshatë, duke befasuar portierin Kepa, që mbeti i palëvizur.

E nis vitin me një fitore bindëse 0-3 Leicester City në fushën e Newcastle, me gola të Perez, Maddison dhe Choudhury. “Dhelprat” konfirmojnë momentin e mirë që po kalojnë, duke ruajtur vendin e dytë, me 45 pikë, 10 më pak se Liverpooli kryesues.

Zhgënjen Tottenhami, i drejtuar nga Jose Mournho, pasi u kthye pa pikë nga transferta e Southmptonit. Në “St. Mary’s Stadium” vendosi goli i Ings në pjesën e parë. Duhet theksuar se “Spurs”-at humbën për arsye dëmtimi sulmuesin kryesor, Harry Kane, i cili la fushën në minutën e 75-të.

Aston Villa triumfoi 1-2 në fushën e Burnley-t, ndërsa Watfordi iu imponua 2-1 Wolves.

Leave a Reply