Challandes publikon listën e lojtarëve për ndeshjet e këtij muaji

0
441

Përzgjedhësi i përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes ka publikuar të mërkurën listën prej 27 lojtarëve për ndeshjet e këtij muaji.

Në listë nuk është përfshirë Herolind Shala dhe Astrit Selmani. Ky i fundit për shkak të karantinimit nuk do të mund t’i bashkohet për herë të parë Kosovës, ndërsa Shala për shkak të mungesës së paraqitjeve. Për herë të parë përfaqësueses do t’i bashkohet portieri, Betim Halimi, ndërsa Challandes e ka planifikuar Benjamin Kolollin si sulmues. Kololli ditë më parë luajti ndeshjen e parë te Zuerichu pas lëndimit.

Kosova më 24 mars në Prishtinë luan miqësore kundër Lituanisë. Në stadiumin “Fadil Vokrrri” e pret më 28 mars edhe Suedinë në kuadër të ciklit kualifikues për botërorin e vitit 2022. Ndaj Spanjës luan më 31 mars në Sevilla.

27 lojtarët e Kosovës për ndeshjet e marsit

Portierë: Samir Ujkani, Arijanet Muriq, Visar Bekaj, Betim Halimi

Mbrojtës: Mërgim Vojdova, Florent Hadërgjonaj, Amir Rrahmani, Fidan Aliti, Ibrahim Dresheviq, Betim Fazliji, Leart Paqarada, Lirim Kastrati

Mesfushorë: Hekuran Kryeziu, Idriz Voca, Valon Berisha, Besar Halimi, Bersant Celini, Bernard Berisha, Milot Rashica, Elbasan Rashani, Edon Zhegrova, Lirim Kastrati, Florent Hasani, Arbër Zeneli

Sulmues: Vedat Muriqi, Atdhe Nuhiu, Benjamin Kololli

Leave a Reply