Challandes: Pranoj çdo grup, rëndësi ka kualifikimi!

0
28

Bernarnd Challandes mendon për sfidën gjysmëfinale të fazës play-off të Ligës D të Ligës së Kombeve dhe jo për fazën finale të Europianit. I intervistuar nga Supersport pas hedhjes së shortit për fazën e grupeve në Bukuresht, Challandes deklaroi:

“Ai grupi i parë me Holandën është më i mirë për ne, duke parë se opsioni i dytë do të ishte me skuadra më të vështira. Por i pranoj të gjithë grupet nëse kualifikohemi. Sigurisht, nuk mund të themi se ka ekipe më të lehta në Europian. Më e vështirë dhe e rëndësishme është të fitojmë play off por mendoj se kemi një skuadër të mirë dhe shpresoj që të kem lojtarët më të mirë në dispozicion për ato ndeshje. Pastaj mendojmë për Europianin”.

Leave a Reply