Challandes për ndeshjen me Suedinë: Kemi mungesa por do të reagojmë si ekip

0
395

Bernard Challandes ka thënë se Kosova ka disa mungesa përballë Suedisë, por skuadra do të përgjigjet me një lojë ekipore.

Trajneri i Kosovës ka folur të shtunën në mbrëmje, një ditë para takimit me Suedinë.

“Kemi disa probleme me kontigjentin tonë, na mungojnë pesë lojtarë, por përgjigjja jonë për këtë do të jetë ekipore… Ne do të luajmë si një ekip, opsioni për të pasur një ose dy lojtarë që kujdesen për Ibrahimovicin nuk ka qenë asnjëherë mendim i imi, do të reagojmë si ekip”, ka thënë Challandes.

Ai është shprehur i vetëdijshëm se përpara ka një skuadër të fortë, që qëndron lartë në Ranglistën e FIFA-s. “Ndaj Suedisë duhet t’i përmirësojme disa gabime që i kemi bërë. Do të luajmë kundër një ekipi shumë të fortë. Suedia është një nga njëzet e dy ekipet më të mira në botë. Për të arritur diçka duhet të bëjmë një paraqitje shumë të mirë”, ka thënë Challandes.

Ai është shprehur se nuk thotë se Kosova kualifikohet në Botëror dhe as nuk kualifikohet. “Unë përcaktoj objektiva në bazë të paraqitjeve dhe jo të rezultateve. S’mund të them që do të kualifikohemi, por nuk them se nuk kemi gjasa. Aktualisht jemi të koncentruar te ndeshja me Suedinë”, ka thënë trajneri zviceran.

Leave a Reply