Cahill “analizon” trajnerët: Conte si Mourinho, për Sarrin nuk kam respekt

0
59

Maurizio Sarri arriti t’i dhurojë Chelseat titullin e Europa Leagues dhe vendin e tretë në renditje, në sezonin e tij të vetëm në Londër, por pati edhe nga ata që mbetën të pakënaqur me mënyrën sesi italiani drejtonte në skuadër.

Njëri prej tyre ishte mbrojtësi anglez Gary Cahill, i cili mbante shiritin e kapitenit në skuadër para se të vinte Sarri, por me italianin humbi vendin në formacion dhe u detyrua të largohej nga ekipi, pasi ishte harruar në stol.

“Në mes të sezonit, raporti im me Sarrin kishte përfunduar. Është e vështirë të kesh respekt për të dhe për disa zgjedhje të tij. Unë erdha pak me vonesë, pasi kisha luajtur në Botëror, ndaj kisha humbur disa seanca stërvitore, por ai as që denjoi të më këshillonte. Isha i bindur që do të rikthehesha në maksimum, nëse më jepej besimi në 2-3 ndeshje radhazi, por Sarri këmbënguli për të kundërtën dhe më detyroi të largohem”, u shpreh Cahill.

Më pas mbrojtësi anglez komentoi edhe dy emra të mëdhenj të trajningt, Jose Mourinhon dhe Antonio Conten, me të cilët ka punuar te Chelsea, para se në stol të vinte Maurizio Sarri.

“Conte ishte një trajner i madh dhe shumë i kujdesshëm për detajet, ashtu si Mourinho. Të dy ishin arrogantë, por në sensin pozitiv, për të të nxitur të japësh më të mirën. Ata të qëndronin vazhdimisht pranë dhe të ndihmonin të jepje më të mirën në fushë”, tregon Cahill.

Leave a Reply