Bushi pozitv me COVID 19, ndeshjen me Kosovën e drejton Mustedanagic

0
374

Trajneri i Shqipërisë U21, Alban Bushi ka rezultuar pozitiv me COVID 19 dhe për pasojë ndeshjen ndaj Kosovës do ta drejtojë Dzemal Mustedanagic.

Njoftimi i FSHF-së

“Alban Bushi nuk do të jetë në gjendje që të drejtojë ekipin Kombëtar U-21 në dy ndeshjet e radhës. Kjo sepse tekniku i 21-vjeçarëve ka dalë pozitiv me COVID-19 pas testimit me tampon. Kundër Kosovës dhe Anglisë, ekipin do ta drejtojë specialisti i njohur dhe një prej ish-trajnerëve të kombëtares shqiptare, Dzemal Mustedanagiç.

Në kushtet e emergjencës Federata dhe Drejtoria Teknike ka vendosur t’ia besojë drejtimin e kuqezinjve specialistit që ka mbi një dekadë që shërben në Shqipëri.”

Leave a Reply