Brazili i nis furishëm kualifikimet për Kupën e Botës

0
392

Brazil i ka nisur furishëm kualifikimet për Kupën Botës në Amerikën e Jugut.

Pesë herë kampionët e botës kanë mposhtur 5:0 Bolivinë, duke regjistruar një paraqitje spektakulare.

Mbrojtësi i PSG-së, Marquinhos, në minutën e 16’ shënoi për 1:0, ndërsa Roberto Firmino, në minutën e 30, çoi epërsinë në 2:0.

Ishte sërish Firmino që u regjistrua në listën e golashënuesve, kur në minutën e 49’, shënoi për 3:0.

Një autogol i Carrasco në minutën e 66’, bëri që Brazil të rris epërsinë në 4:0.

Rezultatin përfundimtar e vendosi Philipe Coutinho, duke shënuar për 5:0 në minutën e 73’.

Leave a Reply