“Bombardon” Arbër Rushiti, shënon 44 pikë ndaj KB “Vllaznimi” nga Gjakova

0
121

Këtë javë ka startuar Superliga e grupmoshave në basketboll, me ç’rast ka patur edhe disa përballje interesante në kategorinë e juniorëve.

“Ponte Prizreni” sot ka zhvilluar ndeshjen e parë me KB “Vllaznimi” nga Gjakova, por jo me rezultatin e pritur, pasi nuk ka arritur ta fitoj ndeshjen.

Por, nga kjo ndeshje kemi veçuar super talentin, Arbër Rushiti, i cili ka arritur që të shënoj plotë 44 pikë, nga 69 sa ka shënuar ekipi i tij.

Ju kujtojmë se për Arbërin kanë zgjuar interesim disa ekipe nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria e Mali i Zi, ndërsa 04 Online ka mësuar se ai ka zgjedhur të luaj në Prizren për ekipin “Ponte Prizreni”, por duke lënë hapur mundësinë për ndonjë transferim në të ardhmen.

Përveç kësaj, Arbëri, është i angazhuar edhe në kategorinë e seniorëve në “Ponte Prizreni”, e poashtu edhe në ekipin “Megabasket” në Ligën e dytë, duke ndihmuar ekipet respektive me lojë të bukur, shënime e rezultate mbresëlënëse./04 Online

Leave a Reply