Kur bëhet fjalë për rekorde të boksit, vështirë se dikush mund të arrijë rezultatet dominuese sikur Edgar Berlanga.
23-vjeçari nga Puerto Rico të shtunën ka fituar edhe një meç në raundin e parë. Ai mposhti Lanell Bellows. Ky ishte meçi i 15-të rresht që ai e fiton me nokaut në raundin e parë.
Askush s’ka arritur që të ketë rezultate të tilla në serinë 15-0 sikur Berlanga, në kategorinë e peshave të mesme.
Berlanga asnjëherë s’ka arritur të përjetojë një raund të dytë, pasi sipas tij “ai është një bishë”. Me serinë që po vazhdon, ai u është afruar luftërave për tituj të mëdhenj.