Bayerni bën gati 100 milionë euro për yllin e Juventusit

0
418

Me Kai Havertz gjithnjë e më pranë Chelseat, Bayerni po mendon për një lojtar tjetër. Sipas “Kicker”-it, ëndrra vazhdon të mbetet sulmuesi i Juventusit, Paolo Dybala. 

Argjentinasi po shkëlqen me kampionët e Italisë në këtë sezon duke u bërë një nga lojtarët më të mirë në kampin bardhezi.

Por ai mbetet të jetë një “fiksim” i vjetër i Karl Hainz Rummeniges, që shpeshherë është shprehur se ardhja e tij në Munih do të ishte një nga goditjet më të mira të kampionëve të Gjermanisë.

Bayerni është i gatshëm të paguajë edhe 100 milionë euro për Dybalan, i cili mund nuk mund t’i thotë “jo” një aventure të re në Munih duke parë edhe marrëdhënien jo të mirë me trajnerin Mauricio Sarri.

Leave a Reply