Basketbollisti i Bashkimit luajti 24 minuta, por nuk shënoi asnjë pikë!

0
44

KB Ylli ka arritur finalen e madhe të Kupës së Kosovës në basketboll, pasi ka fituar gjysmëfinalen ndaj Bashkimit me rezultatin 79-69.

Pas fitores së djeshme ndaj Sigal Prishtinës, Ylli sot nuk dështoi as ndaj Bashkimit – për të siguruar kështu finalen që luhet të shtunën në Palestrën Sportive “Mizahir Isma”, shkruan GazetaBlic.

Megjithatë – sot tek Bashkimi nuk iu eci disa lojtarëve mjaft me përvojë.

Njëri nga më të dobëtit në parket padyshim se ishte basketbollisti, Ujkan Karanezi – i cili besoni apo jo nuk realizoi asnjë pikë.

Karanezi ishte mjaft aktiv në lojë – pasi u paraqit për gjithsej 23:36 minuta – por nuk arriti të realizoj as edhe një pikë të vetme!

Leave a Reply