Basaksehir kampion i Superligës turke për herë të parë në histori

0
420

Istambul Basaksehir është shpallur kampion i Superligës turke për herë të parë në histori të klubit.

Pas fitores nga Kayseryspor me rezultat 1-0, skuadra nga Stambolli arriti suksesin më të madh ndonjëherë, shkruan Indeksonline.

Një javë para fundit, Trabzonspor është në vendin e dytë me 62 pikë, katër më pak se kampioni.

Gjasa për vendin e dytë kanë edhe Sivasspor me 60 pikë dhe Besiktas me 59 pikë

Leave a Reply