Barcelona refuzon të takohet me Messin

0
496

Mbase pak e besueshme, por Barcelona ka refuzuar të takohet me Messin.

Siç shkruan portali spanjoll, “El Periodico”, krerët e klubit duket të kenë refuzuar një takim me yllin argjentinas, me pretekstin se nuk kanë për çka të flasin, përcjell GazetaBlic.

Sipas asaj që thuhet, ata e kanë lënë çështjen vetëm në një vijë, “ose rinovo, ose largohu”. Në anën tjetër, pas burofaksit të së martës që shkoi, Messi dëshiron të diskutojë lidhur me kushtet e largimit, pasi ai i qëndron prapë idesë për t’u përshëndetur me katalunasit, pasi nuk ka më çka të ofrojë.

Bartomeu dhe bordi thuhet të jenë bashkë në këtë çështje, ku kanë thënë se Messi largohet vetëm duke ia paguar klauzolën, përndryshe jo.

Në fakt, këtu Messi mund të quhet edhe i pafat. Kjo pasi në klauzolën e largimit që e ka me “Blaugranan”, ai çdo vit mund të largohet nga Barcelona si futbollist i lirë, por nëse e konfirmon largimin në muajt Maj ose Qershor, gjë që nuk mund të ndodhte këtë edicion të jashtëzakonshëm për shkak të pandemisë, pasi sezoni në Champions u mbyll në Gusht.

Deri më tani, sipas mediave të huaja, Manchester City është në “pole-position” për të nënshkruar me njeriun që i dha gjithçka që mund të shijohej në sportin më të popullarizuar në rruzull.

Leave a Reply