Barcelona kthen sytë nga Cavani

0
336

Duke parë vështirësitë për të arritur deri te Lautaro Martinez shkaku i kërkesave të larta të Interit, Barcelona ka kthyer fokusin kah sulmuesi Edinson Cavani.

Cavani te Barcelona shihet si zgjidhje e mirë për edicionin e ri, pasi në fund të këtij muaji i skadon kontrata me PSG-në dhe mund të transferohet në “Camp Nou” si lojtar i lirë, bëjnë të ditur mediat spanjolle të enjten.

Te Barça, janë të gatshëm t’i ofrojnë Cavanit kontratë njëvjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit.

Cavani do të largohet pas shtatë vjetësh nga PSG-ja, me të cilin ekip ka fituar shtatë tituj kampioni të Francës. Gjithashtu është golashënuesi më i mirë në histori të parisienëve, me 200 gola të shënuar në 301 paraqitje.

Leave a Reply