Barcelona kërkon Willian

0
402

Sipas Sky Sports, Barcelona ka si qëllim të afrojë sulmuesin brazilian, Willian, kontrata e të cilit me blutë e Londrës përfundon me mbylljen e sezonit.

Në fakt, duhej të përfundonte në qershor, por për shkak të pauzës si rjedhojë e pandemisë së Koronavirusit është i detyruar të japë kontribut me ekipin londinez deri në ndeshjen e fundit të sezonit (finalja e FA Cup).

Mësohet se klubi “blaugrana”, i pakënaqur nga rendimenti i Brathwaite (e ka nxjerrë në shijte), i ka ofruar kontratë 3-vjeçare brazilianit.

Edhe Chelsea i ka ofruar rinovimin e kontratës, ndërsa ofertën më të majme e ka marrë nga Inter Miami, me pronar David Beckham. Vendimin përfundimtar Willian do ta marrë pasi të luhet finalja me Arsenalin (FA Cup).

Leave a Reply