Barcelona dhe Juventus në garë për Werner

0
397

Barcelona dhe Juventus janë dy skuadrat që e admirojnë sulmuesin e Chelseas, Timo Werner.

Marrëveshja do jetë mjaftë e vështirë për të dy klubet që të arrihet, ngase “Blutë” kërkojnë hiq më pak se 60 milionë euro për kartonin e gjermanit, transmeton lajmi.net.

Sipas Don Balon, Chelsea e ka prioritet transferimin e Erling Haaland dhe janë të hapur që ta shesin Werner që t’i rrisin fondet.

Sulmuesi ka dështuar të adaptohet në “Stamford Bridge”, derisa dy klubet e lartë përmendura synojnë ta transferojnë në afatin veror të ardhshëm.

Koeman beson se Werner do ishte përmirësimi i duhur i Antoine Griezmann, derisa Juventus e konsideron gjermanin si pasuesi i Paulo Dybalas, ky i fundit ende s’ka rinovuar dhe ndoshta do largohet gjatë verës.

Leave a Reply