Barça mendon ta forcojë sulmin, shënjestron një emër të madh!

0
298

Barcelona vazhdon të ketë shumë probleme në repartin e sulmit për shkak të dëmtimeve të shumta, pasi kanë qëndruar jashtë për periudha relativisht të gjatë emra si Dembele, Ansu Fati, Braithwaite e Sergio Aguero i cili pas problemeve që pati në zemër duket se e ka mbyllur me futbollin e luajtur.

Për këtë arsye drejtuesit e klubit katalanas janë futur në merkato në kërkim të një sulmuesi që në merkaton e janarit. Emri i preferuar i presidentit Laporta është ai i Edinson Cavanit. 

Edhe pse uruguiani mund të lirohet me parametër zero në merkaton e verës, Barcelona do të synojë që ta marrë që në merkaton e dimrit.

Te Manchester United El Matador ka patur shumë luhatje duke mos u aktivizuar rregullisht për shkak të konkurecës së madhe në repartin e avancuar por edhe dëmtimeve që ka pësuar.

Barcelona ka shumë problem financiare gjatë kësaj periudhe dhe për të gjetur një marrëveshje me Manchester United ka menduar të përfshijë në këtë operacion merkatoje, Philipe Coutinhon me brazilianin që ka mbetur jashtë planeve të Xavi-t. 

Mbetet për t’u parë se cila do të jetë përgjigjia e trajnerit të ri të Djajve të Kuq Ralf Rangnick dhe a do ta lejojë gjermani largimin e një eksperti të sulmit si Edinson Cavani në këtë fazë të sezonit. 

Leave a Reply