Barça kërkon Romeron, përdor kartën “Messi”

0
370

Barcelona është vendosur në ndjekje të një qendërmbrojtësi dhe kërkon t’i rrëmbejë nga duart Tottenhamit, Cristian Romeron. Pak ditë më parë, “Spurs”-at kishin ofruar 55  milionë euro për atë që u cilësua si mbrojtësi më i mirë i Serisë A sezonin e fundit, u duk se marrëveshja po shkonte drejt mbylljes, por duke qenë që ende nuk ka një lëvizje finale, Barça po synon të hyjë në mes dhe ta transferojë argjentinasin në Katalunjë.

Vetë lojtari do të ishte i lumtur me nje kalim tek Barça, për faktin e thjeshtë se aty me shumë mundësi do të gjente kapitenin e tij tek përfaqësuesja, Lionel Messin. Një pjesë e madhe e lojtarëve të kombëtares “albiceleste” kanë dëshirë të luajnë me Messin edhe në rang klubesh, siç e ka pranuar shpeshherë dhe Lautaro Martinez, gjithnjë nëse “la pulca” rinovon me “azulgranët”, diçka që pritet të ndodhë shpejt.

Më herët, klubi spanjoll i propozoi një shkëmbin Atalantës, por mori një përgjigje negative, tashmë pritet që Barça të bëjë një ofertë konkrete, e cila duhet minimumi të barazoi atë të Tottenhamit prej 55 milionë eurosh, në fakt kjo shifër nuk është se e bindi Atalantën edhe në çastin kur londinezët e zyrtarizuan si ofertë, dhe për hir të së vërtetës klubi bergamask pret si nga Barça po ashtu edhe nga Totetnhami që ta rrisin ofertën e tyre për 23-vjeçarin./SS

Leave a Reply