Barazim me shije të fitores për Dardanet në Turqi

0
357

Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave ka arkëtuar një pikë në duel me Turqinë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2021.

Ndeshja e zhvilluar në Mangavat, e cila u transmetua drejtpërdrejt në RTK 1, u mbyllë pa gola (0:0). Dardanet që nga minuta e 35-të luajtën me një lojtare më pak në fushë, ngase Liridona Syla u përjashtua pas dy kartonëve të verdhë, prandaj pika e fituar në këtë udhëtim e ka vlerën e fitores.

Të dyja ekipet zhvilluan lojë të hapur dhe e dëshiruan fitoren, por pas përjashtimit të Sylës, vashat tona ishin të detyruara të kujdeseshin më shumë për të mos pësuar gol dhe falë intervenimeve të shkëlqyeshme të portieres, Florentina Kolgeci arritën që ta mbajnë rrjetën e portës të paprekur. Pas këtij barazimi Kosova arrin kuotën  e 10 pikëve dhe renditet në pozitën e katërt, derisa Turqia mbetet në pozitën e pestë me dy pikë më pak./rtklive

Leave a Reply