Ballkani pa problem ndaj Dukagjinit, Blend Baftiu realizon het-trik

0
416

Ballkani ka arritur të shënojë fitore ndaj Dukagjinit si mysafirë me rezultat të thellë 5-1.

Suharekasit e morën me seriozitet të madh ndeshjen dhe kërkuan golin që në fillim.

Blend Baftiu arriti ta shënojë golin e parë (1-0), me një goditje të bukur dënimi në minutën e 23-të.

Në pjesën e dytë suharekasit nuk e hoqën këmbën nga gazi, duke shënuar katër herë të tjera.

Lojtari më i mirë i Ballkanit, Blend Baftiu shënoi sërish për 2-0 në minutën e 48-të.

Ermal Krasniqi shënoi për 3-0 në minutën e 61-të të takimit, duke i larguar të gjitha dilemat.

Baftiu kompletoi het-trikun në minutën e 72-të të ndeshjes, duke treguar se do të jetë vendimtar në ndeshjet e fundit (4-0).

Arthur Magani ishte ai që e shënoi golin e fundit për Ballkanin duke e dërguar rezultatin në 5-0.

Krejt çka bëri Dukagjini, ishte një gol në minutat e fundit me Granit Elezajn për 5-1. 

Leave a Reply