Bajra emërohet trajner i Bashkimit

0
49

Ish-kampioni i Kosovës në basketboll, Bashkimi nga Prizreni në edicionin 2019/20 do të udhëhiqet nga trajneri Illmen Bajra.

Ky i fundit të hënën ka arritur marrëveshje me ekipin nga Prizreni, të cilën e ka konfirmuar edhe për Kohën Ditore.

“Kam arritur marrëveshje me Bashkimin për të qenë trajner i ekipit gjatë edicionit të ri. Do të mundohemi të krijojmë një ekip solid, në mënyrë që të kemi paraqitje sa më të mira”, është shprehur Bajra.

Në fakt, Bajra në të shkuarën ka qenë ndihmëstrajner te Bashkimi dhe në disa ndeshje ka drejtuar ekipin si trajner i parë. Ai si ndihmës i Bashkimit ka fituar titullin e kampionit, kurse edicionin e shkuar ishte asistent i Damir Mullaomeroviqit te Prishtina, që fitoi të gjithë trofetë e mundshëm.

Gjatë dy edicioneve të fundit, Bajra ka fituar pesë trofe, përfshirë këtu edhe titullin e kampionit si trajner i ekipit të femrave të Bashkimit (2017/18). Këtë verë, Bajra ka qenë përzgjedhës i ekipit U-18 të femrave të Kosovës, që u paraqitet në kampionatin evropian, divizioni B.

Leave a Reply