Australia ia refuzon vizën Gjokoviqit

0
81

Australia ia ka anuluar për herë të dytë vizën tenistit serb, Novak Gjokoviq, dhe synon që ta dëbojë atë nga vendi. Ankesa ligjore mbetet shpresa e vetme për të për të mos e humbur pjesëmarrjen në garë.

Ministri i Migrimit, Alex Hawke, i ka shfrytëzuar kompetencat e tij personale për t’ia anuluar vizën tenistit të njohur. Avokati i Gjokoviqit raportohet se po përgatitet për të paraqitur ankesë të menjëhershme për bllokimin e vendimit.

Turneu “Australian Open” fillon të hënën. Nëse tenisti nuk paraqet ankesë në gjykata ose nëse ankesa i refuzohet, ai do të dëbohet menjëherë nga Australia.

‘Drama Djokovic’ ka zgjatur qe disa javë me një debat të fort.

Leave a Reply