Atletico-Real, derbi në merkato për Ndidi!

0
353

Derbi i Madridit duket se është spostuar në merkato tashmë, ku Reali dhe Atletico interesohen për të njëjtin lojtar.

Bëhet fjalë për Wilfred Ndidi, i cili është një ndër lojtarët më të rëndësishëm të Leicester City-t. Real Madrid e sheh si lojtarin ideal për përforcimin e mesfushës, ndërsa nga ana tjetër, Diego Simeone e kërkon në “Wanda Metropolitano” për të zëvendësuar ganezin Thomas, i cili pritet të transferohet tek Arsenal.

Leicester kërkon për kartonin e Ndidi plot 70 milionë euro. Mesfushori nigerian është pjesë e “dhelprave” që nga viti 2017, kohë kur u ble nga Genk për gati 18 milionë euro./SS

Leave a Reply