Atalanta-Napoli duel për Championsin, Reali i Madridit ndaj Getafes për të prekur titullin!

0
336

Java e 29-të e Serie A do të mbyllet këtë të enjte me dy takime interesante dhe intriguese.

Napoli luan shansin e fundit për një vend në Champions sezonin e ardhshëm në sfidën direkte që do të ketë ndaj Atalantës në Bergamo. Në fazën e parë kjo supersfidë krijoi shumë polemika ndërkohë që u mbyll në një barazim 2-2 me të kaltrit që në atë periudhë drejtoheshin nga Carlo Ancelotti.

Aktualisht diferenca në klasifikim mes Atalantës dhe Napolit është 12 pikë dhe vetëm me një fitore skuadra e Gattusos do të ruante ato pak shpresa që ka për një kualifikim të mundshëm në Champions League. Të dyja skuadrat po kalojnë një moment të shkëlqyer forme pasi vinë nga 5 fitore radhazi në kampionat ndërkohë që Napoli fitoi edhe Kupën e Italisë. Kjo sfidë do të jetë edhe një derbi shqiptarësh mes Berat Gjimshitit dhe Elseid Hysajt.

Ky takim do të luhet në orën 19:30 dhe do të transmetohet live në Supersport, ashtu edhe si dueli që do të mbyllë javën e 29-të mes Romës dhe Udineses me verdhekuqtë që do të tentojnë të fitojnë me çdo kusht për të përfituar nga ndonjë hap fals i mundshëm i Atalantës ndaj Napolit.

Në Supersport këtë të enjte nuk do të mungojë as La Liga me Realin e Madridit që nëse triumfon në derbin e vogël të Madridit ndaj Getafes mund ta thellojë në +4 avantazhin ndaj Barcelonës ndjekëse duke vendosur njërën dorë te titulli kampion 5 javë përpara fundit të sezonit. Takimi Real Madrid-Getafe do të nisë në orën 22:00 dhe gjithashtu do të transmetohet live në Supersport./SS

Leave a Reply