Atalanta e Gjimshitit në histori, mes 16 më të mirave të Europës

0
44

Berat Gjimshiti në fazën e 1/8-ave të Championsit. Skuadra e Atalantës, kua luan dhe mbrojtësi kuqezi, bëri mrekullinë duke fituar 0-3 në stadiumit “OSC Metalist” të Kharkivit me Shakthar Donetsk dhe e ndihmuar edhe nga “dhurata” e Manchester Cityt, që mposhti Dinamon e Zagrebit, kalon fazën e grupeve, duke u renditur mes 16 më të mirave të Europës.

Shtatlarti shqiptar luajti titullar në qendër të mbrojtjes duke dhënë një kontribut të çmuar në këtë sukses historik të bergamaskëve. Sa i përket lojës, zikaltrit e Bergamos shënuan dy herë në pjesën e dytë me Castagne, Pasalic dhe Gosens. Në minutën e 77-të, kur rezultati ishte 0-1, Dodo i Shaketarit u ndëshkua me kartonin e kuq.

Në sfidën tjetër në kryeqytetin e Kroacisë, Zagreb, kampionët e Anglisë e bënë të pavlefshëm avantazhin fillestar të vendasve (shënoi spanjolli Olmo) me një tregolësh të Gabriel Jesus dhe finalizimin e Foden, duke fituar me rezultatin e thellë 1-4.

Leave a Reply