Asat e së ardhmes…Lirak Biri – futbollist që premton

0
482

Shkolla e futbollit “Liria” nga Prizreni është ndër shkollat e para dhe më me renome në Kosovë.

Nga gjiri i kësaj shkolle kanë dalë shumë futbollistë, të cilët me sukses dhe për shumë vite i kanë mbrojtur ngjyrat e KF” Liria”, klub ky që garonte në Ligën e dytë të ish-Jugosllavisë, futbollistë të cilët kanë luajtur edhe në elitën e futbollit të ish-shtetit Jugosllav dhe për ekipe të ndryshme brenda dhe jashtë vendit.

Traditën e vet SHF “Liria” e ka ruajtur gjithmonë. Edhe sot kjo shkollë konsiderohet ndër shkollat më të organizuara në vend. Aty stërviten shumë futbollistë të të gjitha gruposhave, nën mbikëqyrjen e trajnerëve që dikur kanë shkëlqyer si futbollistë të këtij klubi. Ekipet e kësaj shkolle garojnë në Ligën rajoanle të futbollit të Prizrenit, por edhe në Ligat e Kosovës. Sukseset janë të shumta. E një prej sukseseve konsiderohet edhe nxjerrja e telenteve. Një prej talenteve është edhe lirak Biri. Ky futbollist është 15-vjeçar, kurse luan për ekipin e gruposhave U-17. Me futboll ka nisur qysh në moshë të hershme. Ndonëse është majtak, luan në pozitën e sulmesit të krahut të djathtë. I pëlqen loja e sulmuesit kosovar, Arbër Zenelaj, si dhe loja e Granit Xhakës, ndërkohë simpatizon klubin gjigant anglez Arsenalin, për të cilin shpreson të luajë një ditë…

Edhe trajneri i tij, Astrit Berisha, vlerësoi lart cilësitë e këtoij futbollisti. “Në skuadrën U-17 ka shumë talentë që premtojnë shumë dhe, pa dyshim, njëri prej tyre është edhe Liraku. Ky futbollist është këmbëshpejt dhe shquhet për goditje të fuqishme dhe të saktë. Është sulmues i spikatur dhe manovron me të dyja këmbët…”, u shpreh trajneri Berisha.
U ndamë nga ky futbollist me bindje të plotë se talenti i tij dhe puna e përkushtimi do të bëjnë që atij t’i realizohen të gjitha ëndrrat./V.B

Leave a Reply